Ministria e Brendshme zbardh detaje të operacionit për goditjen e rrjetit të trafikimit të paligjshëm të
veprave të
artit në objektet e kultit.
Përme një njoftimi MB-ja thekson se strukturat e luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, falë një pune hetimore dhe të mirorganizuar bënë të mundur finalizimin e operacionit “IKONA”, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të
vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në
Maqedoni.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Arben Rrahman Spaho 40 vjeç, lindur në Debrovë Pogradec dhe banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gjergji Vani Thimo 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikimin të dokumenteve zyrtare.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë të arrestuarit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të
vjedhura në
Maqedoni).
6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe
Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të
vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.
522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.
Sipas MB-së, të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shtetin e Maqedonisë dhe në Shqipëri, vepra arti në objekte kulti, të cilat kanë pasur si destinacion shitjen për qëllime fitimi.
Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të
veprave të
artit dhe të Kulturës” dhe “Vjedhja e
veprave të
artit dhe kulturës në bashkëpunim”.
Shtuar më 09/10/2013,
ora 14:55