Sekuestrimi i tokës në Karaburun/ Pranga noteres dhe avokatit
vijim të hetimit të Prokurorisë së Vlorës, ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, mbrëmjen e së martës janë arrestuar edhe një notere dhe një avokat, të dyshuar për “falsifikimin e dokumentave” dhe “shpërdorimin e detyrës”.

Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me Policinë Vendore.

vijim të kontrollit, në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të falsifikuara.

Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2016, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori