Pas njoftimit se GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK, ka reaguar
ambasadorja amerikane në Tiranë,
Yuri Kim.
Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, diplomatja
amerikane në Tiranë,
Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin antimafia.
Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni.
SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së.
Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan
ambasadorja.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 18:36