Sekuestrimi i ikonave, arrest me burg dy të arrestuarve
Pëlqej
Gjykata e Tiranes vendosi sot masen e sigurise ‘arrest me burg” për Gjergj Thimom dhe Arben Spaho me akuzën e trafikut të ikonave. Gjatë seancës të akuzuarit nuk e pranuan akuzen.

Avokati i Gjergji Thimos ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se veprat e artit të sekuestruara nga policia janë koleksion i klientit të tij, me leje edhe të Ministrisë së Kulturës. Sipas tij, Thimo ka hapur edhe një ekspozitë në ambjentet e Ministrisë së Kulturës.

"Dikush me pushtet ka kërkuar të blejë vepra arti nga klienti im por nuk mund ta publikoj emrin pasi më është thënë me konfidencialitet nga Gjergji Thimo" u shpreh avokati. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori