Sektori hekurudhor mund të jepet me koncesion
Hekurudha shqiptare mund të jepet me koncension. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka ftuar ivestitorët e huaj të bëhen pjesë e realizimit të projekteve në infrastrukurore në vend.

"Më duhet të pranojë që gjendja e infrastrukturës hekurudhore është aspak e mirë. Ne kemi një rrjet të vjetër, po hasim problematika të mëdha përsa i përket transportit të pasagjerëve. Për shkak të amortizimit dhe shpejtësisë mesatare, ne jemi të prirur dhe po përpiqemi të ngjallim interes në një dhënie me koncesion të sektorit hekurudhor, sigurisht duke mbajtur subvencionin për transportin e pasagjerëve, që është me humbje por duke pasur parasysh faktin, që transporti i mallrave në hekurudhë vazhdon të jetë fitimprurës", deklaroi ministri Olldashi. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2012, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori