Seks online me të huajën, 40-vjeçari nga Tirana: Ja si e pësova...
Një 40-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në Polici një vajzë, që sipas tij është shtetase e huaj, e cila i bën shantazh me një video intime që ka regjistruar në “Skype”.

Sipas tij këtë vajzë e kishte njohur në rrjetet sociale dhe më pas ajo ka nisur t’i bëjë presion rreth një videoje intime që kishin bërë së bashku.

Biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet “Skype” për t’u parë me kamera.

Policia ditën e djeshme tha se personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi 40-vjeçarin që të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.

Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë videointernet.

Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar. Policia, duke marrë shtysë nga ky rast, apelon çdo qytetar të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime online, raporton Panorama.

“Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në ‘Skype’. Raste të çuditshme, por reale që ndonjëherë mund të mendohen të paperceptueshme prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja”, tha dje Policia e Tiranës në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në internet./Albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori