Putin flet në samitin e BRICS, asnjë koment për vdekjen e Prigozhin

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të shkurtër përmes video-lidhjes për samitin e BRICS në Johanesburg, ku nuk e përmendi rrëzimin e avionit ku u vra Yevgeny Prigozhin.

Ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.

Deklarata vjen pasi grupi BRICS vendosi të ftojë gjashtë vende – Argjentinë, Egjipt, Iran, Etiopi, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përfaqësuar Putinin në Afrikën e Jugut dhe është në konferencën për shtyp. Megjithatë, ai nuk iu drejtua të pranishmëve.


Shtuar 24.08.2023 10:24