Sekretari Kerry "thyen protokollin", takon qytetarët në Bulevard (VIDEO)
Sekretari i shtetit amerikan John Kerry gjatë takimit të sotëm që ka pasur me autoritetet më të të lartë të shtetit, duket se e ka shkelur axhendën. Pas përfundimit të takimit në kryeministri dhe konferencën për shtyp ai është nisur më këmbë drejtë hotel Rogner ku dhe do të takohet më kryetarin e Opozitës Basha.

Por para se të mbërrinte atje ai ka ndaluar së bashku me kabinetin e tij dhe nënë shoqërinë e kryeministrit Rama për disa minuta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku ka takuar qytetarët të cilët ishin mbledhur për ta përshëndetur.

Ai ka ndenjur pak minuta. Ajo që ra në sy ishte edhe mbajtja në krah e një fëmije për disa sekonda. Ky takim me qytetarët nuk ishte parashikuar në protokoll. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori