“Nuk ndihem fajtor për situatën në PD”, Alibeaj për “vulën”: Të presim vendimin e gjykatës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj parti për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, iu ëhstë përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën brenda PD dhe ndarjes në dy grupime.

I pyetur nga gazetarët nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar sot brenda PD, Alibeaj iu përgjigj prerë se nuk ndihet aspak fajtor, dhe se Berishën e ka kundërshtuar edhe gjatë kohës kur ka qenë ministër në kabinetin e tij.

Sa i përket çështjes së vulës, Alibeaj tha se nuk ka nevojë për presione me mitingje, por gjithsecili duhet të presë vendimin e gjykatës.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Kur shihni që 22 deputet ndalohen të hyjnë në kuvend, pse heshtni ju së bashku me grupin tuaj?

Alibeaj: Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës. Pse i shërben Ramës? Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me mësëpaku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime para kuvendit dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë, ne s’mund të t’ia bëjmë atij komoditetin atij duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë.

Se ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar cfarë nuk thanë për PD dhe për Lul Bashën, paratë ruse, rublat ruse. Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD. Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza me Dorian Duçkën e PS, me McGonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë. Që hodhën baltë mbi PD.

Pyetje: A ndihet Alibeaj fajtor në krijimin e kësaj grope brenda PD?

Alibeaj: Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

Pyetje: Si do të veprojë nëse vulën e merr Berisha, do të vazhdosh vetëm apo bashkë me Berishën?

Alibeaj: Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim.


Shtuar 22.02.2023 20:24