Sekerinska, lidere e re e opozitës maqedonase
Pëlqej
Albeu.com
Radmilla Shekerinska është zgjedhur kryetare e re e partisë më të madhe opozitare maqedone, Lidhjes Social Demokrate.

Pas shprehjes se mosbesimit per kryetarin e deritanishem dhe ish kryeministrin, Vllado Buçkovski,ajo fitoi besimin e 456 nga gjithsej 500 delegatët në kongresin e jashtëzakonshëm partiak që përfundoi mbrëmë vonë në Shkup. 

{nl}

Shekerinska, e cila ishte kandidatja e vetme për lidere të partisë, pas zgjedhjes deklaroi se LSDM-ja do të kthejë faqe të re me imazh të ri. "Do të merremi me çështjet e vërteta të Maqedonisë. Kemi fuqi dhe ekip që ta bëjmë këtë", tha Shekerinska. Goran Minçev është zgjedhur sekretari përgjithshëm. Ai fitoi më shumë vota nga kundërkadidati i tij Lupço Jordanovski. Në Kongres është zgjedhir edhe Këshilli qendror zgjedhor i partisë. Zgjedhja për lider të ri, sekretar të përgjithshëm dhe Këshill qendror pasoi pas konventës së muajit të kaluar në të cilën u votua mosbesimi i kryetarit të deridjeshëm të LSDM-së Vllado Buçkovski dhe organeve tjera të partisë. Në Kongres është zgjedhur edhe Sekretari Përgjithshem dhe Këshilli qendror zgjedhor i partisë. Sheqerinska gjatë katër viteve të kaluara ishte nenkryetare e LSDM-së dhe zëvendeskryeministre e angazhuar për eurointegrimin e Maqedonisë.

Shtuar më 06/11/2006, ora 16:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori