Sejdiu, vendimi i Ivanov irriton shqiptaret
Albeu.com
Vendimi i presidentit te ri te Maqedonise, Gjorgje Ivanov per te mos ftuar homologun kosovar Fatmir Sejdiu ne inaugurimin e tij, ka irrituar partite shqiptare.PDSH, Demokracia e Re dhe BDI kane kerkuar ndryshimin e protokollit. “Cilido qe te jete arsyetimi per te mos ftuar presidentin Sejdiu, ai do te ishte nje arsyetim i cili nuk mban. Besojme se deri ne diten e inaugurimit ky vendim do te ndryshohet”, ka deklaruar deputetja e BDI, Teuta Arifi.

Edhe partite e tjera kane bere te njejtin apel. “Nese protokolli nuk do te ndryshoje, kjo do te jete dicka negative. Presidenti Sejdiu duhet te ftohet”, ka pohuar Sulejman Rushit i partise Demokracia e Re. (tch)
Shtuar më 09/05/2009, ora 18:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori