Sejdiu: UNMIK-u nuk e perfaqeson Kosoven
Albeu.com
Kreu i shtetit ka thënë për të përditshmen “Koha Ditore” se nuk ngurron që në ditët e ardhshme ta takojë shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, për ta shfaqur të njëjtin qëndrim edhe para tij.“Unë mund ta takoj, nuk ka kurrfarë problemi që ta takoj. E kam takuar edhe më herët, por do t’ia them këtë qëndrim se nuk është qëndrim oportun vetëm për të larë gojën, siç thotë populli, dhe ky qëndrim është shumë i qartë: UNMIK-u do të përmbyllë misionin e vet, UNMIK-u nuk e përfaqëson Kosovën”, ka deklaruar Sejdiu.
Sipas tij, institucionet kosovare janë të vetëdijshme për arsyen e prezantimit të kërkesës për fundin e mandatit të UNMIK-ut, meqë roli i këtij misioni është tejkaluar nga zhvillimet në terren. “Gjithmonë e kemi thënë se nuk e kemi armik, as Zannier nuk është armik i Kosovës, por është një përfaqësues i një misioni në mbyllje”, është shprehur ai.
Presidenti Sejdiu i ka përsëritur pohimet se UNMIK-u ka bërë punë të mira, por ka rikujtuar se Kosova tashmë është shtet sovran i njohur nga 57 vende të botës, ndërkohë pret njohje të reja. /Telegrafi/
Shtuar më 11/04/2009, ora 19:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori