E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Sejdiu: UNMIK-u duhet te permbylle misionin e tij ne Kosove
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, të cilit ia ripërsëriti kërkesën e institucioneve të vendit për përshpejtimin e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe përmbylljes sa më të shpejtë të këtij misioni ndërkombëtar.“Gjatë këtyre dhjetë viteve, institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u kanë shënuar rezultate të gjithanshme në rimëkëmbjen e vendit. Por, mendojmë se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet suksesshëm”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Ndërkaq, Zanier e njoftoi Presidentin Sejdiu lidhur me procesin e rikonfigurimit të misionit që ai drejton.
Shtuar më 22/04/2009, ora 20:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori