Sejdiu u hap driten jeshile bisedimeve Kosove-Serbi
Albeu.com
Presidentin i Kosovës në një deklaratë dhënë gazetës gjermane “Tagesspiegel” ka thënë se Prishtina në çdo moment është e gatshme të bisedojë me Beogradin.
“Ne në çdo moment jemi të gatshëm të bisedojmë për normalizimin e marrëdhënieve, por ne nuk do të negociojmë për statusin'', ka thënë Sejdiu, duke mos e përjashtuar mundësinë që bisedimet të fillojnë edhe gjatë këtij viti.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka konfirmuar interesin e vendeve perëndimore për afrimin ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Duke thënë se Beogradi ka nisur para GJND-së procedurën për vlerësimin e legalitetit të pavarësisë së Kosovës, “Tagesspiegel” shkruan se po shpeshtohen shenjat se pas përfundimit të kësaj procedure do të mund të fillonin bisedimet e reja ndërmjet dy palëve.

“Nga qarqet diplomatike në Kosovë merret vesh se Amerika dhe Bashkimi Evropian janë duke bërë presion përkatës mbi tëç dy palët. Materiale për diskutim ka mjaft”, përfundon kjo gazetë liberale gjermane.
Shtuar më 16/05/2010, ora 19:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori