Sejdiu-Thaci: Vendimi i GJND-se, fitore historike per Kosoven
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë cilësuar si fitore historike për Kosovën vendimin e GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së saj.
Në një konferencë për shtyp pas dhënies së vendimit të GJND-së Sejdiu pas këtij vendimit pritet një qasje tjetër nga Serbia.

"Beogradi duhet ta kuptojë se qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës dhe atdheu i tyre është Kosova" theksoi më tej Sejdiu. Ai gjithashtu i bëri thirrje shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që të marrin një vendim sa më të shpejtë duke e njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.


Duke folur nga Uashingtoni kryeministri Hashim Thaçi theksoi se me këtë vendim nuk ka të humbur por kjo do t'i motivojë për të fuqizuar angazhimet e Kosovës në konsolidimin e institucioneve.

"Isha i bindur në të drejtën tonë dhe me këtë vendim u legjitimuar edhe shpallja e pavarësisë në 17 shkurt theksoi Thaçi duke shtuar se Haga me vendimin e saj i jep përgjigje të gjitha vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe i dha përgjigje historike edhe padrejtësive që janë bërë ndaj saj.
Shtuar më 22/07/2010, ora 15:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori