Sejdiu, Të vihen në funksion pikat doganore me Serbinë
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot kërkoi nga UNMIK-u dhe KFOR-i të parandalojnë hyrjen e pakontrolluar të mallrave nga Serbia dhe kontrabandën.Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot kërkoi nga UNMIK-u, KFOR-i dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtar që t'i kthejnë sa më shpejtë në funksion dy pikat doganore në veri të Kosovës të djegura në protestat e serbëve, për të parandaluar hyrjen e pakontrolluar të mallrave nga Serbia dhe kontrabanda që po bëhet në atë pjesë.

Presidenti Sejdiu u shpreh kështu pak ditë pasi mediat kosovare transmetuan pamje të kontabanës me mallra në veri të Kosovës, sidomos me karburante, e të cilat nuk doganohen fare.

"Të ndërprehet ajo që është duke ndodhur. Them ka një hyrje të pakontrolluar të mallrave dhe hyrja e pakontrolluar lejon edhe mundësitë e tjera, thjeshtë kriminalitetin ekonomik", deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu.

Sejdiu saktësoi se ka këkruar personalisht nga shefi i UNMIK-ut, Joachaim Ruekcer të miret shpejtë me këtë problem."Për ne është me rëndësi që të veprohet në këtë drejtim", tha Sejdiu.

Dy pikat doganore në veri të Kosvës që janëë e vetmja lidhje e serbëve kosovar me Serbinë, janë të shkatërruara pas protesave të serbëve të 17 shkurtit, kur edhe u shpall pavarësia e Kosovës. Që nga atëherë mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë pothuajse nuk doganohen fare dhe sipas eksperertëve kjo po i sjellë hubje të mëdha buxhetit të Kosovës.
Shtuar më 16/05/2008, ora 09:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori