Sejdiu: S’ka krahasime ndërmjet Kosovës dhe Osetisë Jugore
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar në Çagllavicë se Kosova është rast sui genereis dhe nuk mund të tërhiqen paralele mes saj dhe Osetisë Jugore. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat e këtij konflikti.Duke komentuar planin e mosreduktimit të personelit të UNMIK-ut në veri, presidenti Sejdiu ka thënë se nuk duhet paragjykuar se kjo nënkupton ndarje. Sejdiu ka thënë se duhet pritur që misioni i ri evropian, EULEX, të shtrihet në krejt territorin e Kosovës.

I pari i Republikës është provokuar nga gazetarët serbë që e kanë pyetur nëse i vjen turp për gjendjen e serbëve në Kosovë. Sejdiu ka thënë se nuk ndjen aspak turp për gjendjen e serbëve, pasi që atyre vazhdimisht u është dhënë mundësia për t’u integruar në shoqërinë kosovare. (tv koha)
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori