Sejdiu: Rikofigurimi të përfundojë sa më shpejt
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një takimi me Nicholas Hysom, kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që zhvilloi me ushtruesin e detyrës së zëvendësit kryesor të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Nicholas Hysom, kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut. Më tej Sejdiu vlerësoi rolin e deritanishëm të UNMIK-ut në Kosovë, Presidenti, njëkohësisht, shprehu qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për qëndrimin e mëtejshëm të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili pritet të zhvishet nga kompetencat.

Ndërsa, Haysom theksoi se UNMIK-u do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën duke bashkëpunuar thellë me institucionet e saj, bëhet e ditur në komunikatën nga Presidenca e Kosovës.
Shtuar më 09/08/2008, ora 01:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori