Sejdiu pret njohje të shpejtë nga Greqia
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shfaqur të hënën besimin se Qeveria greke do të marrë vendimin e arsyeshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Ai u shpreh kështu pas takimit me përfaqësuesin special të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në OSBE, Kristos Zakarakis.
“Shpresojmë se për një kohë jo të gjatë Greqia do të marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me OSBE-në. Natyrisht sikur edhe vendet tjera sovrane të rajonit. OSBE-ja ka luajtur një rol të veçantë në Kosovë në zhvillimin e proceseve dhe ndërtimin e institucioneve demokratike”, tha presidenti Sejdiu.

Zakarakis nga ana e tij, theksoi se që Greqia të ndërtojë raporte të mira me Kosovën – mirëpo nuk deshi të flasë për qëndrimin e qeverisë së tij rreth njohjes së Kosovës. Ai u përqendrua më shumë në bashkëpunimin me Kosovën gjatë mandatit të Greqisë në krye të OSBE-së. (telegrafi)
Shtuar më 15/09/2008, ora 19:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori