Sejdiu: Presim njohjen nga Rumania
Albeu.com
Pas kthimit nga Turqia, ku ka qëndruar për disa ditë, presidenti i shtetit, është shprehur optimist se për Kosovën do të ketë njohje të reja, ndërkohë që ka marrë sinjale pozitive për njohjen nga Rumani.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, mirëpriti anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv dhe mundësi që Kosova anëtarësohet edhe në mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Pas kthimit nga Turqia, ku ka qëndruar për disa ditë, presidenti i shtetit, është shprehur optimist se për Kosovën do të ketë njohje të reja, ndërkohë që ka marrë sinjale pozitive nga njohjen nga Rumani.

“Anëtarësimi në FMN është shenjë e mirë në radhë të parë për vetë pranimin e Kosovës, dhe një portë e hapur për të lëvizur drejtë anëtarësimeve në institucionet tjera ndërkombëtare. Është shenjë që këto shtete e çmojnë realitetin që ne e kemi ndërtuar në Kosovë. Unë them se pas kësaj që është lëvizur sidomos kohëve të fundit edhe me vendimin e Arabisë Sauditë që të njoh Kosovën, është hapur një kaptin e re që mund të tërheq këmbën mbarë edhe për njohje nga vendet tjera islamike”, tha presidenti Sejdiu, pas kthimit nga Turqia. Ai njoftoi se gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me personalitet të ndryshme, nga të cilët ka marrë mbështetje për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në ndërkohë kreu i shtetit është shprehur i bindur se Rumania do të njoh pavarësinë e Kosovës shumë shpejtë. Këtë bindje presidenti e ka fituar gjatë takimeve të tij me presidentin rumun Iliesku dhe me nënpresidentin Konstandinesko. “Dua të theksoj segmentin e veçantë të bisedës që kisha me presidentin Iliesku dhe me nënpresidentin Konstandinesko të cilët i njohin shumë thellë zhvillimet në Kosovë dhe realitetin e ndërtuar dhe besoj që do të vijnë momentet që do të ketë ndoshta një intensifikim të raporteve të drejtpërdrejtë të bashkëpunimeve tona në nivel të ndryshme të këtij vendi në mënyrë që të nxisim nga ana jonë edhe më tepër atë temën themelore të njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti rumunë”, tha Sejdiu.

Gjatë vizitës në Turqi, Sejdiu ka marr pjesë në një forum të rëndësisë së veçantë e cila ka pas të bëjë me problemet aktuale ekonomike, siç është kriza globale. Veç takimit me presidentin e Turqisë, Sejdiu është takuar edhe me president të shumë shteteve të ndryshme, me të cilët ka biseduar për çështje të bashkëpunimit të ndërsjellë. Sejdiu në kuadër të vizitës në Turqi ka mbajt edhe një ligjëratë në Universitetin e Izmirit. (Arsim Rashiti, BOTA SOT)
Shtuar më 11/05/2009, ora 01:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori