Sejdiu: Pres nga Maqedonia dhe Mali i Zi të marrin vendimet për njohjen
Albeu.com
Udhëheqësit e shtetit të Kosovës kanë mirëpritur qëndrimin e qeverisë amerikane për të mbajtur trupat e tyre në Kosovë dhe mbështetjen e tyre për integritetin territorial të vendit.Pas takimit me sekretarin amerikan të mbrojtjes Robert Gates Presidenti Sejdiu tha se pret që këto ditë të përmbyllet edhe cikli i njohjeve nga vendet e rajonit ndërsa kryeministri Thaçi tha se integriteti territorial i vendit është i pandashëm dhe i njohur edhe nga vendet më të fuqishme të botës.
"Presim që këto ditë të përfundoj cikli i njohjeve nga vendet e rajonit, flas në radhë të parë vendet e fqinjësisë. Është fjala në vendet për rreth nesh, sidomos për Maqedoninë dhe Republikën e Malit të Zi që të marrin vendimet, por mund të them se sinjalet janë pozitive dhe çmoj një bisedë të jashtëzakonshme që unë kam pas me presidentët e këtyre vendeve dhe sinjalet mbështetëse edhe nga vendet e tjera që do të lëvizin në ndërkohë", deklaroi Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi: "Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i pa cenueshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Asnjë pjesë e territorit të caktuar në rajon nuk është çështje e izoluar por ne duam të besojmë dhe jemi duke investuar që në Kosovë të ketë dhe në të gjithë rajonin sa më tepër paq, stabilitet, bashkëpunim dhe frymë të integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ju e dini edhe vet presidenti Tadiq, është penduar për deklaratën që e ka lancuar ditë më herët".
Në takim me sekretarin Gates ka qenë i pranishëm edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Fahmi Mujota, ku një ndër temat kryesore ka qenë edhe ndihma e qeverisë amerikane për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë Presidenti amerikan Geroge Bush pati nënshkruar një vendim për furnizimin e Kosovës me armë. Bul Salihu, alsat
Shtuar më 07/10/2008, ora 21:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori