Sejdiu pranoi kredencialet e ambasadorit maqedonas Karajanov
Albeu.com
Ambasadori i parë i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov, ka dorëzuar letrat kredenciale, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Karajanov, me këtë rast është shprehur i përkushtuar t’i ngrit marrëdhëniet në mes dy shteteve në nivelin më të lartë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
“Më lejoni që t’ju dorëzoj letrën kredenciale të cilën zoti Ivanov, kryetar i Maqedonisë, më ka dërguar te ekselenca e juaj si ambasadorë i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë në Kosovë. Me këtë rast kisha dashur të them se angazhimi im si ambasador i parë i Maqedonisë në Kosovë do të përqendrohem në zbatimin e marrëdhënieve të ndryshme miqësore tani më tradicionale për një bashkëpunim”, deklaroi Stojan Karajanov- ambasador i Maqedonisë në Kosovë.
Ndërsa, presidenti Fatmir Sejdiu, ka bërë të ditur se së shpejti edhe Kosova do të përfaqësohet me ambasador në Maqedoni. (alsat-k)
Shtuar më 09/02/2010, ora 18:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori