Sejdiu: Pavarësia shumë shpejt; Tadiç: Kurrë!
Pëlqej
Albeu.com
Ndersa delegacioni kosovar shprehet qarte se nuk ka ndermend te prese me shume dhe se pas 10 dhjetorit do te shpalle pavaresine e njeanshme, delegacioni serb shprehet po aq i sigurte dhe i vendosur ne kundershtimin dhe ne pengimin e shpalljes.Pas dështimit në bisedimet e fundit për statusin e Kosovës pati reagime nga përfqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, serbët dhe treshja negociatore. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, përfaqësuesit e Treshës e konsideruan të rëndësishëm faktin se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë zotuar të shmangin dhunën.

Emisari amerikan Frank Wisner tha se në lojë është paqja në Ballkan, ndërsa diplomati gjerman Wolfang Ishinger tha se shqiptarët dhe serbët duhet tu përmbahen angazhimeve të tyre për paqe dhe dialog edhe përtej këtyre bisedimeve.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha pas takimit se palët nuk ishin në gjendje të arrijnë marrëveshje. "Fatkeqësisht nuk ka patur marrëveshje. Pavarësia është fillimi dhe fundi i vizionit tonë për Kosovën" tha Sejdiu. Ai e bëri të qartë se Prishtina nuk do të pajtohet me bisedimet e reja. "Ne konsiderojmë se ky proces ka përfunduar", tha Sejdiu pas takimit.

Ai deklaroi se udhëheqesit e Kosovës do ta vazhdojnë axhendën e tyre në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare, me qellim që të shpallin pavarësinë. "Ne nuk mund ta themi kohën dhe datën e saktë kur do të shpallet pavarësia, por kjo do të ndodhë shumë shpejt", tha Sejdiu.

Të njëjtën linjë mendimi ndoqi edhe kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.
"Ne shprehim keqardhje se Serbia nuk e pa të mundshme të bjerë dakord me pavarësinë si status final të Kosovës", tha Thaci.

Ndërkaq presidenti serb, Boris Tadic, tha se Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës". Ai u zotua se Beogradi do të përmbahet nga dhuna. Tadic përfundoi se “Serbia njeh vetëm rezoluten 1244 te Këshillit të Sigurimit”.
Shtuar më 29/11/2007, ora 04:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori