Sejdiu përshëndeti vendimin e Rueckerit për anulimin zgjedhjeve serbe në Kosovë
Albeu.com
Kreu i shtetit Sejdiu, përshëndeti vendimin e Shefit të UNMIK ut për anulimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se "ne nuk shohim validitetin e këtyre njerëzve në proceset elektorale".Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu duke komentuar zgjedhjet e djeshme në Serbi theksoi se "Kosova është e interesuar të këtë raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet, përfshirë këtu edhe Serbinë", me gjithë faktin se fituesi i këtyre zgjedhjeve Boris Tadiq ka dhënë deklarata kundër pavarësisë së Kosovës.

"Për ne është shumë me rëndësi që i gjithë rajoni të marrë një kahje të mirë në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të ecjes drejt proceseve të integrimeve. Në mbesim gjithmonë në ofertën tonë që e kemi dhënë edhe gjatë bisedimeve, se Kosova është jetësisht e interesuar të ketë raporte fqinjësore me gjithë fqinjët e vet, në këtë rast edhe me Serbinë. Mendoj se është një shans normal që e ardhmja të jetë një e ardhme e raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të shteteve sovrane", tha presidenti Sejdiu.

Kreu i shtetit po ashtu përshëndeti vendimin e Shefit të UNMIK ut për anulimin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se "ne nuk shohim validitetin e këtyre njerëzve në proceset elektorale". "Ne nuk shohim validitetin e njerëzve në procese elektorale, por i shohim qytetarët serbë që duhet të jenë, që në të ardhmen duhet të jenë kontribuues të barabartë të demokracisë", u shpreh presidenti, duke i inkurajuar qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë, të jenë sa më të involvuar dhe të integruar në proceset vendimmarrëse. (qik)
Shtuar më 12/05/2008, ora 23:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori