Sejdiu optimist, se shpejti vijne njohje te reja
Albeu.com
Presidenti Fatmir Sejdiu është kthyer optimist nga vizita disaditëshe në Malajzi, ku mori pjesë në Forumin e Gjashtë Ekonomik Islamik, se së shpejti do të vijnë njohje të reja për shtetin e Kosovës.
Në një konferencë me gazetarë në Aeroportin e Prishtinës, Sejdiu tha se ka marrë premtime nga Malajzia dhe disa vende të tjera që e kanë njohur Kosovën, se do të ketë angazhime për rritjen e numrit të njohjeve, si dhe për mbështetjen e Kosovës në fushat e tjera, e sidomos atë ekonomike.

Por, ai nuk ka dhënë detaje se nga cilat shtete dhe kur mund të vijnë njohjet.

Kreu i shtetit është kthyer sot nga vizita disaditëshe në Malajzi, ku përveç pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Islamik, ka zhvilluar takime të shumta me liderë të vendeve pjesëmarrëse në takim.

Gjatë kthimit nga Malajzia, presidenti Sejdiu ka thënë se në Aeroportin e Stambollit është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Shtuar më 21/05/2010, ora 20:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori