Sejdiu nuk i komenton kritikat e Brukselit
Albeu.com
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk kanë komentuar kritikat e ashpra të Brukselit për sistem të dobët gjyqësor dhe për problemet që ka vendi me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, që cilësohet si vendi kryesor për trafikim në Ballkan.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ende nuk e ka parë raportin, ndërsa vlerësoi punën e qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
"S'mund të them që e kam parë raportin. Kam dëgjuar vetëm fjalë pak më tepër. Për ne është me rëndësi që të vazhdojmë me një qasje aktive të punës sonë. Qeveria ka bërë punë të mira, projekti i saj është jashtëzakonisht ambicioz dhe natyrisht në rrugë e sipër nëse kemi ndonjë pjesë mund të punohet edhe më tepër besoj se duhet ta bëjmë", deklaroi presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Në raportin e Komisionit Evropian Kosova ka marrë kritikat më të forta në rajon, në të cilin theksohet progresi më i ulët në të gjitha fushat kyçe.
Shtuar më 30/10/2008, ora 20:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori