Sejdiu: Nuk heqim dorë nga pavarësia
Albeu.com
Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar pas takimit të djeshëm në Nju Jork se delegacioni i Kosovës ka ripropozuar traktatin për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane, por fatkeqësisht Beogradi vazhdon të jetë i ngurtë në qëndrime.“Qëndrimi ynë është i njohur se nuk heqim dorë nga pavarësia, sepse ky është vullneti i popullit të Kosovës”, ka pohuar presidenti Sejdiu.

Në intervistët e tij për Dojce Velen, presidenti Sejdiu ka thënë se “ne kemi forcuar arsyet për përshpejtimet e proceseve në të ardhmen, që të hyhet në një periudhë të re të marrëdhënieve edhe në kuptimin e nxitjes së proceseve të integrimeve euro-atlantike”. start
Shtuar më 29/09/2007, ora 15:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori