Sejdiu: Nuk do te pranojme asnje kusht te Beogradit
Pëlqej
Albeu.com
Prishtina nuk do të pranojë asnjë kusht të Beogradit për vendosjen e misionit EULEX në Mitrovicë, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për emisionin “Kontrast”.
Presidenti Sejdiu tha se nuk do të pranohet asnjë dokument që nuk do të përmbushë vullnetin e kosovarëve.

"Serbia ka një qasje që të mbajë paralelisht dy misione, ose nëse s’mundet dy misione ta mbaje EULEKS-in nga vullneti i saj dhe në modelin që Serbia dëshiron. Për ne është me rëndësi që kjo vendosje të bëhet pa kusht dhe kemi thënë paralelisht që asnjë dokument, asnjë marrëveshje, asnjë qasje e cila prish interesin real dhe vital të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të sistemit të saj kushtetues që është edhe i njohur ndërkombëtarisht do të jetë e papranueshme”, theksoi Sejdiu. (alsat)
Shtuar më 05/11/2008, ora 03:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori