Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Sejdiu ngushellon Topin
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz.
"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz. Ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar.
Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!", - përfundon mesazhi i z.Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.
Shtuar më 18/07/2010, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori