Sejdiu në televizonin rus: Kosova e gatshme për shtetësi
Albeu.com
Shqiptarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë ciklin e ri negociator që të dëshmojnë se Kosova është e gatshme të shkojë tutje si shteti pavarur dhe sovran, ka deklaruar kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu në një intervistë për programin satelitor “Vesti” të kanalit shtetëror televiziv “Rusia”. Kryetari Sejdiu ndër tjera ka deklaruar se “manastiret dhe kishat duhet të kenë rol aktiv në jetën e përditshme të qytetarëve por që, njëherësh, “ato nuk duhet të shndërrohen në instrumente politike që nxisin luftëra, e që, për fat të keq, tash po ndodh”.

Sejdiu po ashtu ka thënë se plani i Ahitsarit është rezultat i kompromiseve të mëdha që ka bërë pala shqiptare dhe se procesi negociator dhe vendimi për Kosovën mund të ndodh edhe jashtë KS të OKB-së, ndonëse kjo nuk preferohet- transemtojne agjencitë.
Shtuar më 03/08/2007, ora 11:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori