Sejdiu: Mendimi i GJND-se ne favor te Kosoves
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur të martën në Pejë bindjen e tij se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të enjten kur do të bëjë publik opinionin këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë ...... së Kosovës, nuk do të ketë mendim kundër vullnetit të shprehur të popullit me 17 shkurt 2008. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha të martën se nuk ka asnjë dilemë që mendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës. Presidenti vlerësoi se mendimi i GJND-së do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi, vullnet i cili është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar.
Shtuar më 20/07/2010, ora 18:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori