U përdor nga autorët që plagosën dy shtetas? Shkrumbohet makina në Vlorë

Pasditën e sotme në Vlorë, në rrugën “Transballkanike” u bë një atentat ndaj Nikollaq Cepajt, ku u plagos edhe nipi i tij.

Vetëm pak orë pas ngjarjes mësohet se një makinë e shkruambur nga flakët është gjetur në rrugën e Cerkovinës në Vlorë.

Nga dyshimet e para mësohet se makina në fjalë mund të jetë mjeti nga i cili është qëlluar për të eliminuar Cepajn, i cili kishte 3 ditë që kishte dalë nga burgu pasi kishte plagosur një të ri.

Mësohet se forcat e zjarrëfikëses sapo janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa flakët sapo janë konstatuar. /albeu.com/


Shtuar 18.01.2020 20:00