Sejdiu kunder Zannierit; Në Kosovë s’ka polici etnike
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi se Kosova është unike dhe nuk ka vend për krijimin e një policie etnike siç ka deklaruar shefi i UNMIK-ut.Sejdiu shtoi tha se Republika e Kosovës ka një shoqëri multietnike me mekanizma mbrojtës të përbashkët dhe se institucionet e Kosovës nuk do të mbështesin ide të tillë që do të nënkuptonin ndarjen e Kosovës, në çfarëdo forme. Presidenti Sejdiu i bëri këto komente gjatë një dreke që shtroi për fëmijët e fshatit “SOS-Kinderhof” në Prishtinë.

Hetimi i organizatës botërore rreth ndërhyrjes së trupave të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në ndërtesën e Gjykatës në Mitrovicë më 17 mars ka kritikuar përdorimin e forcës. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se ka qenë më se i nevojshëm ndërhyja e forcave të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut. Ai pohoi se këto ngjarje e kanë trazuar Kosovën dhe janë bërë me qëllime destabilizuese nga persona të caktuar.

Lidhur me bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë paraparë edhe në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, Ban Ki Mun , Sejdiu thotë se Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për ato çështje që mund të diskutohen ndërmjet dy vendeve sovrane.

Presidenti Sejdiu tha se tani më ka filluar një cikël i ri i njohjes së shtetit të Kosovës nga vende të ndryshme. Kosovës gjatë dy ditëve të fundit e kanë njohur edhe Kolumbia dhe Belize-ja, duke ngritur numrin. (rtk)
Shtuar më 08/08/2008, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori