Prishtinë - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdu ka reaguar lidhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kreu i shtetit ka deklaruar se cdo lloj ndryshimi në dokumentin me të cilin ishte vendosur largimi i trupave ushtarake serbe...

...nga territori i Kosovës, është i papranueshëm për Prishtoinën yzrtare. Cdo lloj ndryshimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë serbe dhe Aleancës Veri-atlantike të NATO-së është i papranueshëm për interesat e shtetit të Kosovës. Kjo është një marrëveshje e cila në asnjë mënyrë dhe në asnjë cilësi nuk guxon dhe nuk mund të jetë çështje, e cila duhet të prekë interesat e shtetit të Kosovës", tha Sejdiu.
Shtuar më 30/11/2008,
ora 22:18