Sejdiu: Kosova vitin tjeter anetare e OKB-se
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se vitin tjetër Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Duke besuar në njohjet e shumta që do t'i vijnë Kosovës pas mendimit të ...... GJND-së, Sejdiu vlerësoi se në vitin 2011 Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në OKB, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Këto komente Sejdiu i bëri pas takimit me sekretarin e shtetit francëz për Evropën Pierre Lellouche, përmes së cilit e presidenti i Kosovës, e falënderoi Francën për gjithë angazhimin që ka pas shteti francez për Kosovën.
Në këtë rast, Sejdiu përmendi edhe mendimin pozitiv të GJND-së, që sipas tij, është kontribut edhe i Francës.

Ndërkohë, Lellouche tha mendimi i GJND-së e futi Kosovën në një fazë të re të zhvillimit të saj. Ai tha se Franca do të ndikojë në ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë, ta bëjnë atë, pasi GJND-ja, hoqi dilemat që dikush ka mundur t'i ketë pasur.
Shtuar më 23/07/2010, ora 17:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori