Sejdiu: Kosova shtet në pajtim me standardet ndërkombëtare
Albeu.com
Presidenti Fatmir Sejdiu, nuk është i brengosur për mundësinë që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth ligjshmërisë së aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – siç kërkon Serbia në OKB."Nuk jam i brengosur për thirrjen e Gjyqit Ndërkombëtar. Ne e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë që të bëhemi shtet i pavarur në pajtim me standardet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.

Me këtë iniciativë në KB, sipas Sejdiut, “Beogradi po përpiqet ta betonojë retorikën e tij”. "Nuk besoj se do të ekzistojë ndonjë shtet me arsye të shëndoshë që do ta mbështeste këtë gjë”, ka thënë Sejdiu.

Ai është shprehur i kënaqur me procesin e deritashëm të njohjes së Kosovës, ndërsa ka shfaqur shpresën se shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën do të ndikojnë te shtetet të tjera që edhe ato të bëjnë një gjë të tillë.
Shtuar më 30/08/2008, ora 22:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori