Sejdiu: Kosova nuk mund të mbetet peng i pengesave të vazhdueshme
Albeu.com
Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një takimi me një grup deputetësh të Bundestagut gjerman, tha se ka pasur angazhim shumë korrekt nga ana e Gjermanisë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por se, megjithatë, ka pasur edhe pengesa të mëdha nga faktorë të tjerë që hezitojnë vazhdimisht."Presim që pas përpjekjeve në KS dhe në nivelet e tjera, të gjendet një gjuhë e përbashkët për një rezolutë të re për Kosovën..."
"...Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse do të hapte një perspektivë të zhvillimeve në Kosovë. Megjithatë, Kosova nuk mund të mbetet peng i këtyre pengesave të vazhdueshme", tha Presidenti Sejdiu.

Deputeti Weigel e njoftoi Presidentin se Bundestagu gjerman ka vazhduar mandatin e trupave gjermane në Kosovë edhe për një vit dhe theksoi se "Gjermania është e interesuar për një perspektivë të Kosovës dhe gjithë rajonit".

"Shpresojmë që plani i Ahtisarit të miratohet sa më shpejt dhe Kosova të ecë në rrugën e integrimeve euro atlantike", tha deputeti Weigel.
Shtuar më 26/06/2007, ora 17:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori