Sejdiu: Kosova ka zgjedhur rrugen e progresit, jo te konfrontimeve
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu përsëriti sot qëndrimin e institucioneve të Kosovës për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve. Shteti duhet të veprojë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas tij, duhet të jenë kontribuues në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Mirëpo, ai tërhoqi vërejtjen se ata që konfrontohen me ligjin herë do kur do të ndëshkohen.“Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër, jo si deri më tash. E ardhmja jonë e përbashkët, e të gjitha vendeve të rajonit, është në BE dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti Sejdiu, në një takim me gazetarë, duke reaguar ndaj ngjarjeve të sotme tek Kroi i Vitakut.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu përsëriti sot qëndrimin e institucioneve të Kosovës për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve.
Shteti duhet të veprojë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas tij, duhet të jenë kontribuues në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Mirëpo, ai tërhoqi vërejtjen se ata që konfrontohen me ligjin herë do kur do të ndëshkohen.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës i trajtojmë dhe do t’i trajtojmë qytetarë të barabartë dhe dëshirojmë që në këtë rol të sillen. Ata që dëshirojnë që të vijnë në konfrontim me ligjin dhe të mbyllin perspektivën e zhvillimit të qenies njerëzore, por edhe të vet këtij komuniteti, nuk kanë të drejtë sepse herë do kur do të përballen me ndërgjegjen qytetëruese e njerëzore e sigurisht se edhe shteti do të marrë masa ndaj tyre”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se rruga e ecjes së Kosovës është zgjedhur me kujdes të veçantë edhe për komunitetet pakicë. Sipas tij ajo është rruga e progresit dhe jo e konfrontimeve.

“Ne e dimë se ajo pjesë e veprimeve të këqija janë pjesë e strukturave të Beogradit. Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër e jo si ky që ka deri tash. E ardhmja e jonë e përbashkët e gjithë vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikimet ndërshtetërore në mënyrë të mirë, e jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, ka theksuar Sejdiu.

Kosova asnjëherë, sipas Sejdiut s’mund t’i harrojë tragjeditë e përjetuara. Megjithatë, ai tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë prishëse e paqes, por vetëm ndërtuese e saj.

“Ata që kanë bërë krime kundër njerëzimit dihet se ku e kanë vendin, ndërsa Gjykata ndërkombëtare duhet të vazhdojë punën”, tha presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu. (rtk)
Shtuar më 25/08/2009, ora 23:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori