Sejdiu: Kosova ka nevojë të njihet sa më shpejt si shtet
Albeu.com
"Ne do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian sepse Kosova ka nevojë të njihet shumë shpejt si shtet", tha Presidenti Sejdiu gjatë një takimi me shefin e Zyrës belge në Prishtinë, Ëim Peters.Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se Kosova ka nevojë të njihet shumë shpejt si shtet dhe kërkoi që pas 10 dhjetorit të mos lejohen vonesa të tjera.

"Ne do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian sepse Kosova ka nevojë të njihet shumë shpejt si shtet", tha Presidenti Sejdiu gjatë një takimi me shefin e Zyrës belge në Prishtinë, Ëim Peters.

Presidenti Sejdiu tha se delegacioni i Kosovës është duke zhvilluar takime të ngjeshura në kuadër të angazhimeve shtesë dhe në mënyrë të argumentuar e shumë të qëndrueshme ka paraqitur qëndrimin për pavarësinë e vendit.

"Duhet të procedohet shpejt pas 10 dhjetorit dhe të mos lejohen vonesa të tjera", theksoi Presidenti Sejdiu, dhe ripohoi zotimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar pakon e Presidentit Ahtisaari menjëherë pas vendimit për statusin final.

Shefi Zyrës belge theksoi se "Belgjika e vlerëson lart propozimin për traktatin e miqësisë që ka paraqitur pala kosovare. Është e nevojshme që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kosovës, sepse kjo do të sillte stabilitet në vend dhe në rajon", tha ai duke shtuar se çdo vonesë do të shkaktonte probleme. start
Shtuar më 19/10/2007, ora 17:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori