Sejdiu: Ka ardhur koha qe UNMIK-u te permbylle misionin ne Kosove
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Lamberto Zannier. Ai e falënderoi atë për rolin e UNMIK-ut që nga vendosja e këtij misioni në ...... Republikën e Kosovës, duke e cilësuar investimin ndërkombëtar në vendin tonë si storie të suksesshme. Presidneti Sejdiu ripërsëriti edhe me këtë rast se është koha që UNMIK-u të përmbyllë gradualisht misionin e tij në Kosovë.

Në takim, Presidenti Sejdiu foli për zhvillimet në vend, për procesin në rritje të njohjes së Republikës së Kosovës nga gjithnjë e më shumë vende, si dhe për një varg procesesh të ndërmarra në drejtim të përshpejtimit të hapave për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euro-atlantike, duke punuar që në një të ardhme të afërt, me shtimin e njohjeve, Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
duke qenë partner i rëndësishëm për bashkëpunimin me të gjitha institucionet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e Presidencës për këtë takim.
Shtuar më 28/05/2010, ora 22:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori