Sejdiu i terheq verejtjen Mustafes
Albeu.com
Fatmir Sejdiu ka takuar Isa Mustafën, për t’ia tërhequr vërejtjen rreth deklaratës së tij për daljen e LDK-së nga Qeveria, shkruan e përditshmja “Express”.Kryesia e LDK-së është dashur të mblidhet sot për ta diskutuar këtë çështje, por takimi është shtyrë për shkak të dallimeve të thella për prishjen e koalicionit qeveritar, bën të ditur sot kjo gazetë.
Presidenti Fatmir Sejdiu është kategorikisht kundër prishjes së koalicionet mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.
Këtë ia ka thënë edhe Isa Mustafës, të martën.
Burime të Expressit thonë se Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa janë takuar për të diskutuar rreth komenteve të fundit të Kryetarit të Prishtinës, i cili beson se LDK’ja nuk ka arsye të qëndrojë në një Qeveri me PDK’në, pas bastisjes së Ministrisë së Transportit.
“Takimi ka qenë i tendosur. Presidenti ia ka bërë me dije Mustafës qëllimet se pse LDK’ja është në një koalicion me PDK’në”, ka thënë për Express një zyrtar i LDK-së.
Shtuar më 12/05/2010, ora 10:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori