Sejdiu falenderon Shqiperine
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas vizitës dyditore zyrtare në Shqipëri, mbajti një konferencë me gazetarë, ...... në të cilën edhe një herë e falënderoi Shqipërinë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithmonshme që Republika e Shqipërisë i ka dhënë Kosovës edhe në proceset e mëvetësisë së saj, edhe në proceset e mëvonshme.
Presidenti foli për përkushtimin e plotë të Shqipërisë që ta mbështesë pa kursim Kosovën edhe në periudhën që kemi përpara, si në aspektin e përvojave të shumta që kanë të bëjnë me aspektet e zhvillimit dhe të bashkëpunimit ekonomik, ashtu edhe në pjesën tjetër që ka të bëjë me transmetimin e përvojave të mira që kanë të bëjnë me anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Unë i përcolla edhe një herë falënderimet më të thella të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe ishte një rast i jashtëzakonshëm për të shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim mes dy vendeve”, tha Presidenti Sejdiu, duke çmuar faktin se me vete kishte një ekip mjaft reprezentativ edhe deputetë të Parlamentit, edhe ministra, edhe përfaqësues të partive.

“Në këtë kuadër, falënderoj përfaqësuesit e komuniteteve minoritare, z. Petroviq, z. Idrizi dhe z. Krasniq, që ishin përfaqësues të të tri komuniteteve që shprehën atë qe edhe ne kemi qëndrim të mbështetjes dhe të integrimit të tyre në mënyrë, më aktive të mundshme”, vijoi Presidenti Sejdiu. Ai falënderoj po ashtu presidentin Topi për akordimin e urdhrit “Skënderbeu” që është një akordim që besoj i bëhet popullit të Kosovës në thellësi për rrugën që kemi ndjekur edhe për proceset që jemi duke i zhvilluar.

Natyrisht, falënderoj edhe Bashkinë e Shkodrës që mori një vendim që të më shpallë “Qytetar Nderi”.
Më tej, Presidenti Sejdiu uroi në mënyrë të përzemërt senatorin Barak Obama për zgjedhjen e tij president i SHBA-ve.

“Është verdikt i qytetarëve amerikanë, i cili ka pasuar një proces të jashtëzakonshëm demokratik, një fushatë dinjitoze dhe historike në këtë garë demokratike kaq të fuqishme dhe një model i veçantë në përkushtimin e qytetarëve se si se si duhet të shkojnë proceset në zgjedhjen e njeriut të parë të vendit. Prandaj ne çmojmë jashtëzakonisht shumë rolin që kanë pasur, kanë dhe do të kenë ShBA-të për Kosovën. Për ne është shumë me rëndësi që të gjitha administratat e gjertanishme edhe këto në vazhdim kanë pasur përkushtim të thellë që Kosovën ta ndihmojnë, në radhë të parë lirinë njerëzore dhje lirinë e popullit të saj dhe natyrisht këto procese që kemi para vetes në zhvillimet më të shpejta. Dëshiroj po kështu të shpreh konsideratat më të larta edhe për senatorin McCain, për garën që ka udhëhequr dhe një konsideratë të veçantë presidentit Bush për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë sikur edhe pararendësit e tij.

Desha t’ju them edhe një herë, e përshëndes këtë proces të madh dhe historik të SHBA-ve.
I pyetur se a mund të ketë ndryshim të kursit të politikës amerikan nëse merret parasysh fakti se demokratët po kthehen në Shtëpinë e Bardhë pas tetë vjetësh, Presidenti Sejdiu u përgjigj: “Asnjëherë! Demokratët kanë qenë në proces të mbështetjes së Kosovës. SHBA-të kanë qenë dhe janë në mbështetje të Kosovës.

Ju mos harroni një kurs konstant që SHBA-të kanë pasur për Kosovën. Juve ju kujtohen vërejtjet e Kërshëndellave të ‘92-shit të presidentit Bush plaku, ju kujtohet intervenimi i thellë i ShBA-ve bashkë me forcat e NATO-s dhe aleatët, në këtë kuadër në 99-shin dhe po ashtu kjo që bën ndërkohë presidenti Bush. Dhe them që është një politikë konstante dhe e paekuivoke”.

Veton Rugova/Prishtine, start
Shtuar më 06/11/2008, ora 02:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori