Sejdiu: Ekipi i Unitetit nuk do ta nëpërkëmbë vullnetin e Kosovës për pavarësi
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përsëriti edhe një herë se vullneti politik i popullit të Kosovës për pavarësi është përcaktues për procesin e statusit dhe delegacioni i Kosovës nuk do të heqë dorë nga ky vullnet.“Ne e kemi idenë dhe angazhimin që ky proces të përfundojë më 10 dhjetor apo edhe me herët. Kemi bërë këtë qasje të angazhimeve tona për hir të interesit të Kosovës dhe për hir të bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet që mbështesin pavarësinë e saj”, shtoi më tej ai.

Sejdiu i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me Hina Jilani, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. E dërguara e OKB-s u bëri thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen më tepër në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Shtuar më 21/09/2007, ora 15:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori