Sejdiu e Thaci, takim maratonik per Euleksin
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi kanë hyrë që nga paradita e së hënës në një takim maratonik me ambasadorët e pesë shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit.Sejdiu dhe Thaçi kanë thirrur një konferencë për media për sot në mesditë, por meqë diskutimet kanë vazhduar pa gjetur ndonjë zgjidhje, kjo konferencë është shtyrë për orën 18 të ditës së hënë.
Bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur që deri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila mbahet nesër, të arrijë një zgjidhje për vendosjen e EULEX-it në Kosovë në mënyrë që t'I japë dritën jeshile këtij misioni, por për Prishtinën kushtet të cilat i ka vendosur Beogradi rreth neutralitetit të EULEX-it ndaj pakos së Ahtisaarit janë cilësuar të papranueshme.
Takimi është vazhdim i bisedave të mbrëmshme në të cilat kanëq përfunduar pa një pajtim edhe rreth bisedimeve që UNMIK është duke zhvilluar me Beogradin në gjashtë pikat e ndjeshme që janë në tavolinë rreth doganave, policisë, gjyqësisë, kontrollit kufitar, transportit dhe trashëgimisë kulturore.
Bisedimeve u është bashkuar edhe i dërguari i posaçëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Eric Chevalier në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit që mban Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë periudhë.

Përparim Isufi, ALSAT KOSOVA
Shtuar më 10/11/2008, ora 23:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori