Sejdiu e Thaci per vizite ne Londer
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë ftuar për një vizitë në Londër ku do të zhvillojnë takime me nivelin më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar.Gjatë vizitës, ata do të takohen me Kryeministrin Gordon Broën dhe Sekretarin e Jashtëm David Miliband.

Në një komunikatë e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thuhet se ata do të qëndrojnë në Londër prej sot deri të premten, më 21 nëntor.

Presidenti Sejdiu gjithashtu do ta mbajë një ligjëratë në London School of Economics ku do të flasë rreth rolit esencial të cilin Kosova mund ta luajë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë që kjo vizitë do të ndikojë në përforcimin e mbështetjes britanike për Kosovën dhe perspektivën evropiane të saj.

Vizita e Sejdiut dhe Thaçit në Londër vie dy javë pasi në Kosovë qëndroi Sekretari i jashtëm Britanik, David Miliband.
Shtuar më 19/11/2008, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori