Sejdiu e Thaci: Nuk ka presione, ka diskutime me miqte nderkombetar
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi përsëritën sot qëndrimin se elementet substanciale të planit gjashtë pikësh mbesin të papranueshme për Prishtinën zyrtare.Ata thanë se pikat e planit janë në kundërshtim me pavarësinë, kushtetutën dhe planin e Ahtisarit dhe si të tilla nuk mund të pranohen.
Dy liderët kosovarë mohuan se mbi ta po ushtrohet presion për ta pranuar planin, por sipas tyre po zhvillohen diskutime me miqtë ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje për vendosjen e misionit të EULEX-it, gjë që është mirëpritur nga kosovarët.

Krerët institucionalë të Kosovës nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre refuzues kundër planit gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për shtirjen e EULEX-it në Kosovë. Kryetari, Sejdiu mohoi se ka presion ndërkombëtar për ta pranuar planin duke thënë se po zhvillohen vetëm diskutime me miqtë ndërkombëtarë. Sipas Sejdiut Kosova ka Kushtetutën e saj dhe nuk ka nevojë për dokumente të reja.
Kryeministri, Hashim Thaçi tha se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe i bazuar në dokumentet shtetërore që janë nxjerë edhe në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare. “Ne jemi për shtrirjen e Eulexi-t, por në pajtim me dokumentet shtetërore të vendit” theksoi Thaçi

Pritet që edhe sot të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe ata të BE-së. (rtk)
Shtuar më 14/11/2008, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori