Sejdiu dhe Thaci: Per Kosoven nuk mund te vendose Beogradi
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi deklaruan të shtunën se për Kosovën nuk mund të vendosë Beogradi.Këtë deklaratë ata e bënë duke iu përgjigjur komenteve të shefit të EULEX-it Iv De Kermabo, i cili ka thënë se marrëveshja me Beogradin për fillimin e zbatimit të misionit të EULEX-it në veri është shumë afër.

Presidenti Sejdiu tha se EULEX-i ka mandatin e vetë dhe shfaqi besimin se ky mision shumë shpejtë do të shtrihet ne veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi tha se për Kosovën vendosin vet institucionet e Kosovës, dhe se sipas tij, EULEX-i është mision këshillues dhe lehtësues. (rtk)
Shtuar më 19/10/2008, ora 17:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori