Sejdiu dhe Almhofer diskutojne zgjedhjet lokale te 15 nentorit
Albeu.com
Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, zhvilluan sot një takim ku diskutuan për zgjedhjet lokale në vend, që do mbahen në më pak se tre muaj, më 15 nëntor."Në takim u bisedua për procesin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre sipas parimeve më të moderne demokratike", bëri të ditur përmes një komunikate për shtyp presidenca kosovare. U bë e ditur se "presidenti Sejdiu këmbënguli që të ketë monitorim sa më të plotë të procesit zgjedhor, në mënyrë që rezultati të reflektojë vullnetin e lirë të qytetarëve, të shprehur përmes votës së lire".
Shtuar më 19/08/2009, ora 23:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori