Sejdiu: Deshirojme marredhenie te mira me Serbine
Albeu.com
Fatmir Sejdiu, deklaroi se është e domosdoshme që rikonfigurimi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, ndërsa misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovë.Gjatë një takimi që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zanieri, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, deklaroi se është e domosdoshme që rikonfigurimi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, ndërsa misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovë.

Më tej, presidenti kosovar, tha se Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira dhe të qeta me shtetet fqinje, përfshi këtu edhe Serbinë.

“Republika e Kosovës është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, ndaj angazhohemi për relaksimin e raporteve edhe me Serbinë, si dy shtete sovrane e fqinje, por asnjë lloj bisede tjetër, që në çfarëdo mënyre mund të ndërlidhet me statusin, nuk është e pranueshme për ne, sepse statusi i Kosovës është përmbyllur përgjithmonë me pavarësimin e saj”, theksoi Sejdiu. (start)
Shtuar më 16/10/2008, ora 20:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori