Sejdiu denon sulmin ne Mitrovice
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dënoi shpërthimin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, si pasojë e të cilit u plagosën disa qytetarë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, tha presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkon nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori